Si u zhdukën qindra miliona euro të politikanëve shqiptarë në dy banka ndërkombëtare?
Shkruan: Ylber Pilku, New York
Të kujt ishin qindra milionat e fituara nga korrupsioni dhe droga në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, që u zhdukën në dy banka ndërkombëtare?
Paratë e vjedhura me aq mund e djersë nga “politikanët e kombit” u zhdukën për një sekond nga sulmi i hakerave. Athua i vodhën hakerat, apo ia hodhën njëri tjetrit është çështje që kërkon analizë.
Sidoqoftë “Haram geldi, haram giti” thotë një fjalë popullore turke.
Përkthyer në shqip do të thotë: Haram erdhën, haram shkuan!
Milionat shkuan, shpresa mbetet. Shpresa se do të fitojnë edhe qindra miliona tjera nga korrupsioni, droga e prostitucioni, me mund e me djersë, siç i fituan milionat tashmë të djegura.
A po i kthehen retorikës së rrejshme patriotike pronarët e këtyre milionave tashmë të humbura, me shpresë se do t’i fitojnë sërish në kurriz të shqiptarëve? Mbetet të shohim, shqiptarët e kanë parë këtë film, sbesoj se do ta shikojnë edhe “reprizën”.