Si ti besohet sistemit shtetëror kushtetues- juridik të RMV-së
Shkruan: Ejup Berisha
Unë sistemit kushtetues- juridik të RMV-së nuk i besoj as një përqind të plotë apo në fakt të njëjtit nuk i besoj nëntëdhjetë e nëntë përqind. Ndërsa sistemit gjyqsor nuk i besoj njëqind përqind. Për këtë kamë arsye dhe argumente, dhe për momentin nuk i kamë njëqind arsye dhe argumente të plota për të mos i besuar sistemeve në fjalë por i kamë dy a tre të cilat janë serioze, bindëse dhe të mjaftueshme që të jemë skeptik ndaj të njëjtave sisteme. Argumenti i parë që më lë larg besimit të sistemeve këtu në RMV është casja e tyre jo serioze dhe jo e drejtë ndaj fatkeqsisë ajrore që ka ndodhur në qytetin e Ohrit në fund të muajit nëntor të vitit 1993, e në të cilën tragjedi të madhe dhe të kobshme jetët e tyre i kanë humbur 115 persona në mesin e të cilëve edhe Babi im shumë i dashur e i shtrenjtë Isuf Berisha.
Ai po kthehej nga një vizitë në Gjenevë të Zvicrrës për në Maqedoni dhe ne vend qe te vije ne shtepi shëndosh e gjallë ai shkoi në hamshim shumë i lënduar dhe i shkrumbuar. Dhe tentimi i Gjykatës penale Shkup 1 Shkup që tua hedh fajin kryesisht pilotëve të aeroplanit për tragjedinë nuk ishte veprim korrekt, real dhe i arsyeshëm.Ky pra është vlersim i imi i cili bazohet në fakte dhe në argumente reale, konkrete dhe bindëse. Së pari si është e mundur që pilotët e aeroplanit atë natë të ftohet e te kobshme të 20 nëntorit të bëjnë tentim kokë më vete për ta ulur aeroplanin Jakovlev 42 në pistën e aeroportit të Ohrit kur ai tip i aeroplanit i cili duhej të ulej nuk ishte edhe aq i vogël që pilotët të mund ta ulin të njëjtin me vetinciativë apo kokë më vete. Aeroplanët më të vegjël në kushte dite mund të ulen nga pilotët pa asistimin e autoriteteve të kontrollit të fluturimeve civile por aeroplanët më të mëdhej jo.
Do të thotë se këtu ka pasur ndonjë situatë të komplikuar në reportet mes autoriteteve të fluturimit civil, personave të angazhuar në kullën e kontrollit të fluturmeve me pilotët e aeroplanit në fjalë. Unë këtë e llogaris si mosmarrveshje e jo marrje të përgjegjsisë kokë më vete nga ana e pilotëve të linjës së asaj nate që po vinte nga Gjeneva për tu ulur në Shkup dhe i cili më vonë u transferua për në aeroportin e Ohrit për shkak të kushteve të këqija atmosferike të cilat kanë qenë prezente në natën e 20 nëntorit të vitit 1993 në aeroportin e Shkupit. Pra si pasojë e këtyre kushteve të këqija e të papërshtatshme atmosferike në aeroportin e kryeqytetit aeroplani me 115 persona është transferuar për tu ulur në aeroportin e Ohrit.
Dhe gjatë tentimit të parë për tu ulur aeroplani në aeroport ky tentim ka rezultuar pa sukses, meqrast i njëjti është drejtuar që të rifluturoj sërish dhe gjatë tentimit për ta bërë këtë veprim ai e ka goditur majën e malit Trojan pak km larg aeroportit të Ohrit dhe ka shpërthyer i tëri në flakë. Si pasojë e kesaj ndodhie tragjike gjatë tërë natës janë djegur shumë trupat e 115 personave e fatkeqsisht edhe trupi i babait tim. Për të mu shtuar mosbesimi akoma në autoritetet shtetrore dhe në sistem pastaj është thënë se fajtorë për rrëzimin e aeroplanit janë pilotët e angazhuar atë natë sepse sipas disa pohimeve këta nuk e kanë njohur mirë gjuhën angleze e cila është gjuhë standarde e komunikimit në komunikacionin ajror mes autoriteteve të fluturimit civil të kontrollit të fluturimeve me pilotët e aeroplanëve. Nëse kjo është kështu atëher si kanë komunikuar të njëjtët pilotë gjatë fluturimit të parë për në Zvicērr sepse aeroplani Jakovlev 42 sipas informacioneve te sigurta atëditë së pari ka fluturuar në linjën për Gjeneve dhe më vone fluturimi i aeroplanit për në Shkup ka qenë i dyti. Pra fluturimi i parë ka qenë në orët e hershme të mëngjesit për në Gjenevë dhe i dyti ka qenë në orēn 21:45 nga Gjeneva për në Maqedoni. Dhe nëse është e vërtetë se aeroplani është detyruar që të fluturoj sërish në qiell për shkak të errësirës që ka qenë prezente në pistën e aeroportit të Ohrit atëher kush ishte fajtori kryesorë që nuk i ka ndezur dritat e pistës së aeroportit të Ohrit me qëllim që të mundësoj uljen e sigurtë të aeroplanit dhe nuk e ka bërë këtë gjë ndërsa është dashur detyrimishtë që ta bëjë, përsëris pra dritat e pistes eshte dashur te ndizen me qëllim që pilotët e aeroplanit ta identifikojnë pistën për ulje. Më tej pyetem se pse të gjitha këto pohime të mëhershme nuk janë pjesë e raportit hetues të përcaktimit të rrethanave dhe të shkaqeve të rrëzimit të aeroplanit. Sa për informim të opinionit nuk janë bërë të ditura për opinionin as informacionet e dy kutive te zeza të aeroplanit për përcjelljen e bisedave të pilotëve në bord, as këto nuk janë prezentuar asnjëher në opinion. Ka edhe argumente dhe fakte të tjera se pse nuk i besoj sistemit dhe institucioneve shtetërore vendore dhe a e dini se pse e bëj këtë gjë? Sepse mua këto ka kohë që më kanë lënë pa kujdes total edhe pse unë jamë shtetas i RMV-së, ndërsa këto institucione janë të detyruara që ta bëjnë këtë gjë jo vetëmse me mua por edhe me të gjithë qytetarët e tjerë të vendit. Unë ka 10 vite që nuk mund të stabilizohem me një vend pune dhe për këtë gjë askush nuk qanë kokën për mua.
Edhe pse disa vite ju kamë shkruar autoriteteve shtetrore dhe përfaqsuesve të Partive kryesorë politike të vendit por kjo kërkesë e imja ka hasur në vesh të shurdhër. Psh unë i kamë shkruar Kryetarit të Kuvendit Z. Talat Xhaferi por kot i kamë shkruar Presidentit të Republikës Z.Stevo Pendarovski por kot, dhe kot se koti i kamë shkruar edhe Kryemimistrit të vendit flas për ish Kryeministrin Zoran Zaev. Dhe a më thotë kush se si në këto kushte e rrethana ti besoj shtetit RMV-së dhe sistemit të saj kushtetues e juridik.