“Si pjesë e Qeverisë do të jemi në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve” – krerët e VLEN-it takim në OEMVP
Koalicioni VLEN ka vazhduar takimet në kuadër të fushatë zgjedhore. Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami sot u takuan me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Mendi Qyra, për siç kumtuan, të bashkëpunuar për pjesën ekonomike të programis dhe mundësitë e bashkëpunimit si qeveri e ardhshme me bizneset. Kasami u shpreh se do të angazhohen në implementimin e politikave të OEMVP-së në drejtim të avancimit të bizneseve për arritjen e zhvillimit ekonomik për të mirën e qytetarëve.
“Ne jemi të lumtur që kemi pasur një komunikim shumë të rregullt me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore ku si rezultat ne kemi implementuar shumë pika të programit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në programin tonë parazgjedhore. Ajo që është më me rëndësi është se ne sot nënshkruam një memorandum bashkëpunimi, ku bashkërisht të angazhohemi që të implementojmë gjitha politikat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në drejtim të avancimit të bizneseve që do të jetë një motor i zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”, tha Bilall Kasami, VLEN./TV21