Shyhrete Behlulit i vdes nëna, i bën dedikimin emocionues
Këngëtarja Shyhrete Behluli, përmes një njoftimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se ka humbur personin më të dashur.
“NJOFTIM MORTOR
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jone. Varrimi do të bëhet më 30.01.2025 në ora 15:00 në varrezat e Fshatit Mushtisht.
Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”.
Ngushëllime!