Opinion

Shumica e shqiptarëve janë patriotë të mëdhej, por nuk e dinë se si duhen kombi dhe shteti

Shkruan: Ejup Berisha

Sot shumica e shqiptarëve jo vetëm këtu në vendin tonë por edhe ata në rajon si dhe të tjerët nëpër botë për vetveten thonë se janë shumë
patriot. Por duke e shikuar realitetin e përditshëm kjo gjë është e pavërtetë. Edhe pse shumica e tyre thonë se janë patriot megjithatë shumica dërmuese e tyre nuk e dinë sakt se çfar është patriotizmi dhe si duhet të praktikohet i njëjti në jetën reale. Edhe mua më është ngatrruar kjo çështje.Prandaj më nevoitet dikush i cili do të ma shpjegon se çfar është Patriotizmi . Ripërsëris unë nuk po arrij që ta kuptoj drejt jo vetëm fjalën por edhe me gjërë as nocionin e Patriotzmit. Pra këtë gjë ma kanë ngatrruar shumica e shqiptarëve të cilët edhe vet disa prej tyre e kanë kuptuar gabimisht esencën e patriotizmit. Prandaj këta për veten e tyre tërë kohës thonë se janë patriot pa e ditur kuptimin apo dhe esencën e saj. Të njejtët pra në vazhdimsi i bëjnë dëm kombit dhe dy shteteve shqiptare dhe për veten pandërpre thonë se janë patriot. Po po bile keta e shpallin të pa-aftë kombin e tyre nëse ky nuk pajtohet me pohimet e tyre se këta na qenkan patriotët më të devotshëm dhe me të mëdhej në mesin e gjithë shqiptarëve. Unë këtyre u themë Patriot jane ata njerez qe e duan dhe e respektojne shumë kombin dhe ata qe mundohen që në çdo çast te bëjne vepra, akte dhe punë të mira për kombin dhe për shtetin në rastin konkret sa na përket neve bëhet fjalë për dy shtetet shqiptare për Shqiperinë dhe për Kosoven. Disa individ jo në çdo çast por edhe për një dekadë të tërë nuk kanë bërë asgjë të mirë, të vlefshme dhe të duhur për kombin dhe shtetet tona dhe të njejtët prap paturpësisht e marrin guximin që të thonë se janë shumë patriot. Këta tërë kohës merren me punë të liga, e të shëmtuara bile edhe më keq me tradheti të lartë ndaj kombit dhe shteteve tona dhe prap do të themë ata thonë se janë patriotet me te vertete në rruzullin tokësor. Edhe pse këta i kanë tradhetuar me vetedije të plotë interesat kombetare dhe ato shteterore këta prap e shohin vetveten shumë lartë në kierarkinë e patriotizmit. Këta shfrytezoj rastin qe ti pyes nëse janë patriot pse atëher tërë kohës ia bëjnë të këqijat dhe të ligat kombit por dhe dy shteteve shqiptare. Pse këta janë kaq negativ dhe destruktiv ndaj kombit dhe Shqiperise e Kosoves. Më tej çfar patriot janë disa shqiptar me ndikim në jetën kombetare dhe shteterore kur këta pa fije turpi dhe pa kurrfar ndërgjegje bashkpunojne ngusht me shtetet dhe kombet më armiqsore të kombit si me Rusinë dhe me Serbinë. Dhe ate të njejtet bashkpunojnë shume afër dhe intenzivisht me këta armiq më të mëdhej tane. Jo jo ore duke bashkpunuar me armiqët më te përbetuar tonë ju nuk jeni patriot por jeni spijuj dhe tradhëtar. Të pafityrëve dhe të ligëve duhet thënë ne fityre të vërtetën dhe realitetin absolut. Këta duhet përkujtuar se janë bashkpunëtorë të Putinit, të Vuçiçit, Daçiçit dhe tē Sheshelit. Pastaj a ma shpjegon dikush se si është e mundur që disa lider të lartë të Ish UQK-së pa fije turpi flasin pro ndarjes së Veriut të Kosovës apo të radhiten perkrah projekteve antikombëtare siç është Ballkani i hapur dhe aspak se kane dert te njejtet. Ateher për çfar paskan luftuar këta patriot në thonjeza athua per ta pamundesuar ndarjen dhe coptimin e trojeve kombetare dhe te teritoreve te shteteve tona apo për ndarjen dhe coptimin e tyre. Jo keta eshte dashnur te luftojne per ruajtjen e teresise dhe te integritetit teritorial te shteteve tona. Per tu llogaritur patriot i vertete secili shqiptar duhet te kontriboje per te miren dhe per interesat jo vetem te kombit por edhe per teritoret e shteteve tona, per unitetin dhe integritetin teritorial te dy shteteve shqiptare. Ka kohe qe i degjoj patriotet shqiptar ne opinion dhe nuk i kuptoj se cfar po ndodh me ta. Keta valle athua a jane te dehur, te çmendur apo valle te njejtet a jane te klonuar. Flasin per zgjidhje tejet te demshme dhe te rrezikshme per kombin dhe shtetet shqiptare dhe nuk e kane fort dert se çfar budallalliqesh dhe çmendurishe thone dhe bejne ne realitet ne dem te qeshtjes kombetare dhe shteterore. Jo more njerez nuk e keni ne rregull e keni shume gabim. Per kete arsye te njejteve duhet sygjeruar qe ta brakrisin rrugen e tradhetise kombetare shteterore e te kthehen ne rrugen e patriotizmit dhe atedhedashurise se jane shume larg prej tyre. Sepse keshtu me kete retorike dhe me keto veprime keta gjithçka mund te jene por njerez dhe patriot shqiptar jo asesi.