Kosovë

Shumë veteranë të rrejshëm në Kosovë po heqin dorë nga statusi, prej frikës se mund t’i dergojnë në Veri?

Në Kosovë ka 38 mijë veteranë të luftës.

Qyteti me më së shumti veteranë është Deçani. Atje janë të regjistruar 4082 veteranë të luftës.
Kurse në Mamushë është vetëm një veteran i luftës.

Ndërkaq, jashtë Kosovës janë të regjistruar 275 veteranë të luftës.

Mirëpo javët e fundit numri i veteranëve është ulur, kanë njoftuar për mediumet në Kosovë. Sipas tyre bëhet fjalë për veteranë të rrejshëm që ende janë në moshë nën 50 vjeç, transmeton Lideri.mk. Edhe pse nuk ka ndonjë ligj që thotë se ata duhet të shkojnë në luftë në rast eskalimi, ata janë larguar nga lista “për çdo rast që mos të rrezikojnë të dërgohen në rast mobilizimi”.
“Veteranët e vërtetë vazhdimisht paraqiten në polici dhe FSK duke theksuar se janë në çdo kohë në disponim nëse mund të ndihmojnë disi”, theksojnë ata.

Ndërkaq shtojnë se lista edhe më tej mbetet e mbushur përplot me veteranë të rrejshëm të moshës mbi 50 vjeç, sepse ata ndjehen të sigurt se nuk do dërgohen në front çfarë do që të ndodhë. Zyrtarisht ky informacion ende nuk është vërtetuar, shkruajnë mediumet kosovare.

Ka potencial serioz për eskalim të situatës në veri të Kosovës
July 1, 2023
Facebook Twitter

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, por edhe atyre të Serbisë që ta pranojnë planin e BE-së për depëshkallëzim të situatës në veri. Ai në një intervistë për RTK-në ka thënë se ka potencial serioz për eskalim të situatës me pasoja të shumëfishta për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin.

“Mendoj se është në interes të Kosovës dhe Serbisë që të fillojë menjëherë procesi i implementimit të zbatimit të planit të deskalimit, sepse ka vlerësim të përgjithshëm se ka një potencial serioz për një eskalim atje me pasoja të shumëfishta për Kosovën e Serbinë, por edhe për gjithë rajonin. Prandaj çdo ditë e vonuar në këtë drejtim shkon në dëm të rajonit, por veçanërisht në dëm të Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Ai tha se që nga fillim, i ka ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet në veri, edhe si ministër i Jashtëm i një shteti që është fqinj i dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, por edhe si kryesues i OSBE-së.

“Në dy këto funksione kam tentuar të kontribuojë në depërshkallëzimin e situatës në veri. Kujtojmë se në ishim edhe nikoqir i takimit në Ohër kur u arrit marrëveshja, dhe kjo na jep edhe angazhime shtesë që të jemi aktiv në zgjidhjen e situatës”, deklaroi Osmani .

Ai u përgjigj edhe në idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për një konferencë rajonale me liderët e dy shteteve.

“Të gjitha këto iniciativa janë qëllimmirë dhe kanë parasysh interesin e Kosovës, por edhe të rajonit. Iniciativën e kryeministrit Rama e kam vlerësuar si qëllimmirë e cila duhet të shqyrtohet seriozisht në funksion të krijimit të mundësive për dialog, pasi dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhje të dallimeve ndërmjet dy shteteve”, deklaroi Osmani.

Megjithatë shefi i diplomacisë maqedonase tha se nuk ka më shumë ide se çfarë formati parasheh Rama në këtë konferencë, por mbi të gjitha Osmani e vlerësoi pozitive.

“Dialogu nga ka alternativë, sepse e kundërta e dialogut është konfrontimi dhe kjo nuk është në interes të askujt, prandaj nuk mund të paragjykoj se çfarë formati mendon Rama , me çfarë përbërje e dinamike, por secila alternativë e dialogut është më e mirë e sa eskalimi i dhunës”, deklaroi mes tjerash ministri Osmani.

Ai në fund foli edhe për masat e paralajmëruara “ndëshkuese” të BE-së për Kosovën dhe Serbinë nëse nuk e zbatojnë planin për veriun. Osmani tha se si vend kandidat janë njoftuar për idetë e Bashkimit Evropian, por ai shpreson se situata do të shtensionohet dhe nuk do të krijohen “situata të pariparueshme”. /Lideri