Shumë shqiptarë sot janë vendosur në shërbim të Serbisë! Quo vadis o shqiptar!
Shkruan: Ejup Berisha
Nëntori është muaji i festave të mëdha e teper të rëndësishme dhe shumë domethënëse të kombit tonë. Ato paraqesin dëshmi të mundit, të vështersive dhe të sakrificave tepër të mëdha te cilat i kemi bërë dhe i kemi kaluar një kohë shumë të gjatë ne si shqiptar në rajonin e Gadishullit të Ballkanit. Të njëjtat janë edhe momente të kurorzimit të gjitha këtyre gjë rave që i përmenda më larte me sukses. Dhe nuk ka komb në rajon që i feston aq bukur festat kombëtare siç i festojmë të njëjtat ne shqiptarët.
Tani më i kaluam festat e mëdha dhe tejet të rëndësishme kombëtare, dhe kë to u festuan në një atmosferë madhështore dhe tejet festive ku gati të gjithë ne ishim shumë të gëzuar e të lumtur apo të paktën një
bindje e tillë krijohet në mesin tonë. Eshtë nderë dhe shumë kënaqësi ta festosh ditën e alfabetit bashkë me atë të flamurit që nënkupton shpalljen e pavarsisë apo me sakt thënë ditën e shtetsisë së Shqiperisë. Në këto ditë festash kënaqë sia më e madhe është se te shumica dërmuese e shqiptarëve vërehet ndjenjë gëzimi, kënaqësie dhe krenarie për të arriturat e mëdha dhe tejet domethënëse të kombit tonë nëpër shekuj.
Kështu, përsëris, në këtë muaj në Kongresin gjithkombëtar që është mbajtur këtu te ne në qytetin e Manastirit është unifikuar alfabeti dhe dialekti i gjuhës shqipe që do të thotë se janë tejkaluar kundërshtimet dhe ndasitë që ishin prezente atë kohe në mesin tonë për përdorimin e dialektit dhe të alfabetit elemente këto shumë të rëndësishme gjuhësore që do të jenë dominuese gjatë gjithë kohës në gjuhën tonë të bukur shqipe deri në ditët e sotme. Këto festa nuk arritëm ti festonim publikisht dhe zyrtarishtë vetëmse gjatë kohës së ish sistemit komunist sepse atëkohë udhehë qesit e atij sistemi nuk e lejonin një gjë të tillë për shkak të qëndrimit tejet armiqsor të tyre ndaj kombit shqiptar dhe të arriturave tona kombëtare. Ajo që i karalterizon kremtat për festat e nëntorit është se gjatë gjithë këtyre eventeve të gjithë shqiptarët ndjehen patriot shume të mëdhej pavarsisht se të njëjtët a janë me të vërtetë të tillë apo jo. Në një far mënyre të gjithë mundohen ta manifestojnë, ta tregojnë patriotizmin ndaj kombit dhe shtetit tonë pavarsisht se a e kane me të vërtetë këtë gjë apo jo. Pra edhe nëse realiteti objektiv nuk është ai i cili manifestohet në mesin e shqiptarëve gati secili individ që thotë se është shqiptar apo dhe thjeshtë ndjehet i tillë të paktën gjatë festave mundohet që në opinion të paraqitet si shumë patriot.
Në fakt në kuadër të një kombi të gjithë pjestarët e tij nuk janë edhe te gjithe patriot që do të thotë se ka edhe individ që nuk e duan shtetin dhe kombin e tyre. Gjithashtu ka edhe individ që nuk e shprehin publikisht atë mos-atëdhedashuri apo dhe urrejtje që e kanë ndaj kombit të tyre. Kështuqë në ditët e sotme gati të gjithë shqiptarët me mburrje pohojnë se e duan kombin dhe shtetet e tyre por në realitet apo në praktikë kjo nuk është gjithmonë kështu. Sot ne si komb na mbytën gënjeshtrat dhe mos-sinçeriteti që janë prezente në mesin tonë. Kështu disa individ tërë kohës thonë se e duan shumë kombin dhe shtetet shqiptare por kjo përsëris nuk është gjithmonë kështu. Dhe pjestarët e një kombi nuk duhet të jenë patriot vetëm gjatë kohës së festave por të njëjtë të tillë duhet të jenë përher pra edhe gjatë kohes pa festa. Si duket një pjesë e shqiptarë ve dine të jenë patriot vetëmse gjatë kohës së festave.Kështu gjatë këtyre eventeve disi ne na ngatrrohet realiteti objektiv pra të gjithë ne si individ që i takojmë kombit shqiptar në njëfar mënyre të gjithë mundohemi që në opinion të paraqitemi si teper patriot edhe pse disa individ menjëhrë pas festave fillojnë fatkeqsisht të sillen ashtu siç janë në realitet jo patriot dhe shumë armiqsor ndaj kombit tonë. Dhe për fund do të themë se nuk ka pjestar të kombeve tjera që punojnë aq shumë kundër intersave dhe në disfavor të kombit të tyre siç punojnë një pjesë bukur e madhe e pjestarëve të kombit shqiptar.
Dhe nëse e analizojme me perqindje këtë qështje krijohet përshtypja se gati 70 përqind e pjestarëve të kombit shqiptar sot janë duke punuar në dëm dhe në disfavor të interesave të kombit tonë. Do të doja të Isha gabim por nëse kjo është me të vërtetë kështu atëherë ky duhet të jetë fenomen shumë shqetesues për ne dhe për këtë duhet ngritur alarmin e rrezikut kombëtar. Por si duket fatkeqsishtë një pjesë e këtij shqetsimi të ngritur është realitet a e dini pse sepse një pjesë e madhe e pjestarëve të kombit shqiptar janë vënë në shërbim të realizimit te interesave të armiqve tanë apo dhe të projekteve të tyre anti shqiptare. Fatkeqsia më e madhe është se shumica dërmuese e shqiptarëve janë vënë në anën dhe në shërbim të Serbisë dhe të njëjtët po punojnë në interes të realizimit të idesë së krijimit të Serbisë së madhe. Prandaj me shumë shqetësim pjestarët e kombit tim i pyes Quo vadis o shqiptarët e mi.