Shumë pak libra shkollor – shumë gabime drejtshkrimore (VIDEO)
Gabimet gjuhësore në tekstet shkollore nuk mungojnë as edhe në ato pak libra këtë vit. Pjesë të librave me gabimet gjuhësore, sic njofton KlanM, janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale nga prindërit e shqetësuar.
Në një faqe të një libri të matematikws, sic njofton KlanM, përveç se nuk është përkthyer titulli në gjuhën shqipe, nuk ka kuptim as në gjuhën maqedonase.
Në librin e klasës së dytë në kapitullin e parë me titull “Përsëri në shkollë”, shkruan; Unë jam Alba. Këtë verë isha në Strugë. Aty babai më MËSOVI të zhytesha. Ka edhe gabime të tjera në faqet e tjera të po të njëjtit libër.
Donika Bakiu albanologe lidhur me çështjen e gabimeve nëpër libra, sic njofton KlanM, thotë se duhet të merret me seriozisht kjo çështje dhe të përzgjidhen persona adekuat nga institucionet.
“Në fakt ne ende shohim libra shkollorë me shumë gabime drejtshkrimore jo vetëm të lëndëve të matematikës, historisë apo gjeografisë por edhe tek librat e gjuhës shqipe dhe kjo është vërtet për të ardhur keq, kemi po ashtu në librat që mungon Ç-ja apo shkronja RR e shënuar vetëm me një R. Dhe flas konkretisht në librat e gjuhës shqipe, nuk e di në duart e kujt kanë kaluar ato libra.” – tha Donika Bakiu.
Albanologia Bakiu shton se duhet të merren masa nga institucionet për të gjithë që bëjnë lëshime e sidomos kur behet fjale për librat shkollor ku fillojnë edhe bazat e drejtshkrimit gjuhësor. /KlanMacedonia/