Shtyhet gjykimi për “Shkallët spanjolle” në RMV
Gjykimi për “Shkallët spanjolle” shtyhet me kërkesë të avokatit mbrojtës të katër të akuzuarve, i cili është penguar të marrë pjesë në seancën.
Siç informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, në marrëveshje me palët do të jepen data të reja për vazhdimin e seancës kryesore, të cilat do të jenë të disponueshme përmes kalendarit të gjykimit në ueb faqen e gjykatës.
Në rastin “Shkallët spanjollë”, janë të akuzuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilia Radojkova, Snezhana Kërstevska, Risto Papazov, Lidija Smilanovska dhe Marjan Jovanov.
Ata akuzohen se me shitjen e paligjshme të parcelave para objektit të EVN-së në sheshin në Shkup, e kanë dëmtuar shtetin për 2,6 milionë euro.