Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në mbledhjen e sotme vendosi për rritjen e çmimit të derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata.
Sipas këtij vendimi benzina shtrenjtohet për 2.5 denarë për litër derisa dizeli 1 denar për litër.
ЕUROSUPER BS – 95 do të shitet 84,00 (denarë/litër)
ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet 86,00 (denarë/litër)
ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet 85,50 (denarë/litër)