BallinaMaqedoni

Shtohet intensiteti i bashkëpunimit, takim zyrtar në Prishtinë për rrugën Tetovë-Prizren dhe hekurudhën Shkup-Prishtinë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi janë takuar me zëvendësministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Shaqirin.

Durmishi tha se i ka gëzuar fakti që ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë dhe autostrada Shkup-Bllacë janë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së re maqedonase.

“Duke e uruar zëvendësministren për pozitën e saj të re i dëshiruam shumë suksese dhe njëkohësisht i ofruam bashkëpunimin tonë të sinqertë dhe shumë konstruktiv në kuadër të dy ministrive tona”.

“Ditëve në vazhdim priten hapa konkret drejtë realizimit të këtyre projekteve me rëndësi të veçantë për ne”, shkroi Durmishi.

Në takim ka qenë present edhe deputeti Adnan Azizi i cili pas takimit deklaroi se
ëshhtë biseduar për shumë tema që i tangojnë dy shtetet dhe në veçanti shqiptarët, e me theks të veçantë rruga Tetovë-Prizren dhe hekurudha Shkup-Prishtinë.

“Dikur bisedat zhvilloheshin për rrugë të krimit dhe korrupsionit e tani po bisedohet për projektet me rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët”, njoftoi deputeti Azizi pas këtij takimi.