Shtetasja e Serbisë bie nga lartësi 30 metra, arrestohen dy djem nga Maqedoni në Zvicër
Një shtetas serbe (24) ka arritur t’i mbijetojë rënies nga lartësia 30 metra pasi ka rënë nga ura në rrethana të paqarta pas një aksidenti trafiku në Zvicër.
Sipas policisë, lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj me origjinë nga Maqedonia, të cilët kanë qenë me një BMW blu me vajzën nga Serbia.
Shtetasja serbe ka pësuar lëndime të rënda dhe ndodhet në spital, raportojnë mediumet zvicerae.
Siç transmeton portali Lideri.mk, aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, kur një “BMW” në të cilën ndodheshin tre persona nga Ballkani ka përplasur rrethojën mbrojtëse të një ure.
Një dëshmitar okular ka thënë për mediat zvicerane se pas aksidentit ka parë shtetasen serbe duke qëndruar në urë.
“E pashë në këmbë, më dukej se nuk ishte lënduar. Nuk pashë gjak, nuk kishte asgjë”, tha ai.
Më pas dëshmitari okular shtoi se kur ka kaluar pranë veturës nuk ka parë që në të ndodheshin dy shtetas të Maqedonisë, transmeton Lideri.mk.
“Mendova se ajo ishte një grua e re që shkatërroi makinën e babait të saj. Ajo i kishte duart pas kokës, ishte i tronditur, nuk e pashë që ishte lënduar”, tha ai.
Pas kësaj policia ka thënë se shtetasja serbe ka rënë prej urës nga lartësia 30 metra.
Ajo që mbetet mister në gjithë rrëfimin është se cila është lidhja mes dy shtetasve të arrestuar të Maqedonisë dhe rënies së shtetases serbe.
Më shumë detaje do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.