Shtetasi i Shqipërisë tentoi të futet në Maqedoni i fshehur në bagazhin e veturës “BMW”
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të kalonte në kufirin me një peron të fshehur në bagazhin e makinës.
Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe 20-vjeçari, i cili ishte fshehur në bagazh, transmeton portali Lideri.mk. Sakaq mësohet se është sekuestruar një automjet dhe 2 aparate celularë.
Njoftimi:
Qafë Thanë, Korçë.
Tentoi ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e fshehur në bagazhin e automjetit, Policia vuri në pranga drejtuesin e automjetit dhe procedoi në gjendje të lirë një 20-vjeçar, që ishte fshehur në bagazhin e automjetit.
Sekuestrohet një automjet dhe 2 aparat celular.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave që shkelin ligjin.
Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, në dalje kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi M. Ç. 25 vjeç, ku gjatë kontrollit, në bagazhin e këtij mjeti u gjet i fshehur shtetasi A. B., 20., i cili tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme,duke u fshehur në bagazhin e këtij automjetit.
Në përfundim të veprimeve hetimore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 25 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Ndihma për kalimin të paligjshëm të kufijve”, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 20 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprimeve të mëtejshme.