Maqedoni

Shtetasi i Maqedonisë ka përplasur një polic serb afër Bujanocit me shpejtësi 184 km/h

Një shtetas i Maqedonisë është arrestuar dje pasi ka vozitur me shpejtësi 184 km/h në autostradën afër Bujanocit. Me atë rast ka plagosur një polic, ka goditur dhe dëmtuar një veturë të policisë dhe ka dëmtuar edhe një radar të policisë, transmeton portali Lideri.mk.

Këtë e ka konfirmuar për Kuririn serb, Boban Nakiq, prokuror publik në Bujanoc.

– Kam urdhëruar ndalimin e shtetasit të Maqedonisë së Veriut, J.A. (2002), sepse sot në autostradën afër Bujanocit ka vozitur me shpejtësi 184 kilometra në orë, ka goditur një automjet zyrtar të policisë dhe ka lënduar një polic. Nga përplasja është dëmtuar edhe radari i policisë. Dëmi material që ka ndodhur me atë rast llogaritet në mbi 2 milionë dinarë – tha Nakiq.

Jozyrtarisht, aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës Bujanoc-Preshevë./Lideri.mk