Kosovë

Shtatë vjet nga vdekja e Astirit Deharit – aksion para PSRK-së, vajza e tij me mbishkrim në duar “Drejtësi për babin”

Familjarë, qytetarë e aktivistë të premten kanë mbajtur një aksion simbolik para Prokurorisë Speciale duke kërkuar drejtësi për Astrit Deahrin, raporton Ekonomia Online. Më 5 nëntor bëhen shtatë vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, në burgun e Prizrenit, vdekje e cila nuk është zbardhur ende.

“’Prokurori mos të fle’; ‘7 vjet për Astritin janë shumë’, ishin disa nga pankartat që mbajtën në duar të protestuesit. Në këtë aksion morën pjesë e prindërit, bashkëshortja e vajzat e tij, që në duar mbante një mbishkrim “Drejtësi për babin”.