Shtabi i Krizës pranon rekomandimet e KSI-së, Qeveria nesër vendos për masat e reja anti-virus
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se Shtabi i Krizës në mbledhjen e sotme ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për masa shtesë, respektivisht për masën që “nëpunësit shtetërorë të shkojnë me punë me test ose certifikatë për vaksinim”, shkruan TV21. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se ministri Venko Filipçe gjatë ditës së sotme do të realizojë takim me përfaqësues të sindikatave, ndërkaq gjatë ditës së nesërme në Qeveri do të merret vendimi në lidhje me masat e reja.
“Ministri vuri në dukje se masat e propozuara nga ekspertët e shëndetësisë do të japin rezultate në ruajtjen e situatës së qëndrueshme epidemiologjike në vend dhe rritjen e vaksinimit në vend”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.