Shqiptarja nga Sanxhaku apel vëllezërve e motrave në Mal të Zi: Mos bini pre e asimilimit!
Këtë “popullaritet” timin ktu do ta shfrytëzoja për të shkruar një artikull për shqiptarët e Malit të Zi:
Të dashur vëllezër e motra, vitet e fundit në Mal të Zi po ndodh një asimilim i madh i shqiptarëve të Malit të Zi, si në bazë të fesë ashtu edhe në bazë të shtypjes.
Unë do t’i lutesha shqiptarëve, vëllezërve dhe motrave të mia nga një nënë, të mos bien në propagandën e asimilimit që u bëhet prej vitesh ndaj shqiptarëve të Malit të Zi, por të deklarohen me guxim dhe vendosmëri si shqiptarët.
Mos të ndodhë që pas disa vitesh të shfaqet një Amina në Mal të Zi dhe të thotë se në zonën e Malit të Zi(toka shqiptare) ka pasur shqiptarët.
Regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi i cili do të zhvillohet prej 1-15 nëntor 2023.
Me respekt,
Amina Nuraj