Maqedoni

Shqiptari nga Peshkopia vdes gjatë punës në Maqedoni

Një qytetar nga Shqipëria ka ndërruar jetë pasi që ka marrë lëndime të rënda gjatë punës në fshatin Ballanc të Komunës së Qendër Zhupës, informojnë nga SPB Shkup.

Siç informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski, bëhet fjalë për një 41-vjeçar, banor të Peshkopisë.

‘Dje rreth orës 16:20, në Sektorin për Punë të Brendshme në Dibër është paraqitur se T. D. (41) nga Peshkopia e Republikës së Shqipërisë, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Ballancë, Komuna e Qendër Zhupës, është lënduar rëndë dhe ka ndërruar jetë’, tha Dimovski.

Pas fatkeqësisë, në vendin e ngjarjes ekipet policore dhe autoritetet nga Inspektorati Shtetëror i Punës kanë kryer ekspertizë.