Shqiptari nga Dibra e Madhe emërohet Ambasador i Paqes në SHBA
Ylber Pilku, shqiptar nga Maqedonia që jeton në SHBA është dekoruar me titullin Ambasador i Paqes. Këtë titull ai e ka pranuar si rezultat i të kontributit të dhënë në avancimin e vlerave morale universale dhe marrëdhënieve ndërfetare.
“Unë për 30 vite jetoj në SHBA, jam larguar i ri nga vendlindja ime, por Dibra ka qenë dhe mbetet një pjesë e rëndësishme e imja, shpirtërisht jam i lidhur por edhe fizikisht disa herë në vit e vizitoj, ndërkohe, edhe në SHBA, jam pranë me dibranët”, ka deklaruar Pilku pas pranimit të këtij titulli.
Kjo nuk është dekorata e parë për veprimtarin Ylber Pilku. Vitin e kaluar është dekoruar me dekoratën “Nderi i Kombit”. Dekorata i është ndarë për aktivitetin e palodhshëm në rrafshin humanitar dhe kombëtar.
Ylber Pilku dhe Joe Dioguardi
“Çdoherë që është shpallur ndonjë aksion për të ndihmuar diasporën dhe trojet origjinore në hapsirēn shqiptare, Ylber Pilku ka qenë i pari në çdo aksion.
Ka pasur raste, kur vdekjet e papritura i kanë vënë njerëzit tonë në pozita te rënda materiale për ti derguar viktimat në vendlidjet e tyre, Ylberi i ka hequr ato shpenzime në dhjetra mijëra dollarë nga buxheti i tij familjar.
Prandaj, është shumë i qelluar evenimenti i shpalljës ” Nderi i Kombit dhe Qytetar Nderi i Rumanisë””, ka shkruar gazetari Tomë Paloka në Facebook në sqarimin për ndarjen e kësaj dekorate.
Ylber Pilku u lind në Dibër të Madhe. Rinia e tij e hershme ishte e vrullshme si koha e atyre viteve.
Humanizimi është në shpirtin e Ylber Pikut. Nuk ka një rast që dikush t’i jetë drejtuar për ndihmë e të mos e ketë ndihmuar. Ndaj, të gjithë e njohin, të gjithë e duan dhe të gjithë e respektojnë. Kushdo ndjehet mirë kur takohet me Ylberin. Është shumë i komunikueshëm. Flet qetë e ngadalë, çiltër, krejt dibrançe, pa deformuar asnjë germë e asnjë fjalë të veçantë. Sponsorizimet e tij për libra, për festa, për sëmundje, raste vdekjesh etj. janë të shumta. Me dhjetëra janë historiranët dhe shkrimtarët që Ylberi, me shumë bujari ka mbështetur e financuar botimet e librave të tyre. Kështu, ai ka fituar respektin e shumë njerëzve për shpirtin e tij human, për gatishmërinë e tij që t’i ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë e mbështetje.
Për gjitha sukseset e arritura në afarizëm dhe në veprimtari kombëtare, ai falënderon bashkëahorten e tij, Vjollca Pilku.
Ylber Pilku me bashkëshorten Vjollca Pilku