Maqedoni

Shqiptarët po bëhen më “dembelë”, rritet inaktiviteti në tregun e punës

Treguesit e punësimit në 3-mujorin e fundit të vitit 2023 zbuluan simptoma të përkeqësuara të dembelizmit për popullsinë në moshë pune.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tetor-dhjetor të vitit të kaluar inaktivittei në tregun e punës shënoi rritje vjetore me 3,1% në popullsinë e grupmoshës 15-64 vjeç. Kjo ishte rritja e parë pas një tendence rënëse të normave të “dembelizimit” që nga 3-mujori i parë i vitit 2021

Pensionistët rikthehen në punë, Hasalla: Nuk ka punëtorë, sepse nuk ka punë të denjë në Shqipëri
Mbi 464,055 persona të moshës 15-64 vjeç nuk janë në punë dhe as nuk janë në kërkim të punës. Ko kategori u zgjerua me mbi 15 mijë persona gjatë një viti, duke e çuar drejt rritjes një fenomen që po ulej me shpejtësi nga presionet që sollën ofertat në rritje në tregun e punës.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se është përkeqësuar ndjeshëm papunësia afatgjatë. Në 3-mujorin e tretë të vitit të kaluar, rreth 73% e personave joaktivë në tregun e punës ishin të papunë afatgjatë.

INSTAT raportoi se gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2023, 16,1% e popullsisë ekonomikisht joaktive dhe në moshë pune (15- 64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 9,2 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 12,6 % në paaftësi të përhershme.