Diaspora

Shqiptarët komunitet majft i respektuar në kryeqytetin e Valonisë në Belgjikë

Keto ditë u zhvillua një takim zyrtar mes Bourgmestre de Namur, Maxime Prévot, dhe një delegacioni të nivelit të lartë nga Shqipëria, kryesuar nga Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe për Europën, Znj. Artemis Malo, Drejtoresha e IOM Albania, Znj. Alma Jani dhe Shoqatës “Nënë Tereza” Namur, kryesuar nga Presidenti Adnan Rexhepi, drejtori shkollës shqipe ‘’Faik Konica’’ Arian Bajraktari, Presidentja e Dora-dorës Huy, Znj. Hamide Canolli, Znj, Anila Celami, perfaqësues të IOM Belgjikë, përfaqësues të diplomacisë Belge, etj.
“Në fokus integrimi i komunitetit shqiptar në Namur e Belgjikë, dhe pistat e mundëshme të një bashkëpunimi të ndërsjelltë në të ardhmen mes palëve, si dhe zgjerimi i tyre.
Takim shumë i ngrohtë e miqësor, ku dhe përfaqësues të shoqatës sonë, shprehen mendimet dhe sugjerimet tona mbi disa problematika që hasen rëndom nga komuniteti shqiptar në Belgjikë, duke dhënë edhe zgjidhjet sipas këndvështrimit tonë. Mirëkuptimi mes palëve, e karakterizoj këtë takim mjaft të domosdoshëm dhe vlera në të ardhmen për gjithë komunitetin shqiptar.
Shpresojmë që në një të ardhme të afërt, të kemi mundësinë t’ju njoftojmë për rrjedhojat e këtyre takimeve”, njoftuan nga shoqata “Nënë Tereza” në Namur, kryeqytet i Valonisë.