Rajon - Botë

Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestojnë sot në Medvegjë

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pritet të protestojnë sot, në Medvegjë.

Kjo u paralajmërua nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu.

“Protesta e radhës në Medvegjë, 3 nëntor 2024, ora 13:00, para Stacionit Policor. Për mijëra qytetarë të pasivizuar”, tha ai, raporton KP, përcjell Klankosova.tv.

“Mblidhemi për të dëshmuar se shqiptarët e Medvegjës nuk do të harrohen dhe se shpopullimi i tyre përmes pasivizimit masiv të adresave nuk do të tolerohet”, theksoi Lutfiu.