Shqiptarët dita-ditës e kuptuan se çfarë është politika
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
U desh shumë kohë të pritet që nga pluralizmi dhe deri në ditët e sotme populli shqtarë të Maqedonisë së Veriut për të e kuptuar politikën dhe “ politikanët” e partive politike.Mbaj mend kur në fillim të pluralizmit- sistemi shumë partiak kur e formuan subjektin e parë shqiptarë Partinë për Prosperitet Dempkratik, kur të gjithë shqiptarët u radhitën në subjektin e kësaj partie, sepse ishin demoralizuar nga sistemi komunist që e lanë pas.Po çfarë ndodhi në fillim. Brohoritje, dëgjim këngësh shqipe, valvitje flamujsh shqiptarë etj. Tani përveç disa atdhetarëve të vërtetë në këtë parti u bënë edhe shumë patriota të mëdhenj që një kohë të gjatë ishin vegla të UDB-së, spiuna , kodosha e çfarë jo që me vite të tëra kishin punuar kundër popullit të tyre. Këtë detyrë ata e kishin kryer për të i shpërblyer pushteti me ndonjë post në komitete, lidhje socialiste, nënkryetar komunash,drejtora të shkollave etj.Të tillët misionin e kryen me shumë sukses derisa ra sistemi njëpartiak dhe kaluam në sistemin shumëpartiak, por këto vegla që i shfrytëzoi mirë e mirë sistemi i kaluar njëpartiak në dëmë të shqiptarëve shteti i asaj kohe dhe pasi i shtrydhi mirë e mirë i largoi. Këta i shitën shqiptarët për një post dhe tani mbetën me gishta në gojë, por të kalitur mirë në postet e tyre të mjeshtrisë së spiunave ,disa kaluan në partinë shqiptare Pr0oosperitetin Demokratik Më vonë në Partinë Demokratike Shqiptare dhe disa u bënë “hoxhallarë”. Kush ishin këta të fundit. Ishin ata që nuk i besonin fesë islame që iu pengonte ezani kur thirrej për të shkuar në xham, i pengonte ramazani, i pengonte rrahja e tupanit për të zgjuar agjëruesit që të ngriten për të ngrërë syfir. Tani më të tillët kishin filluan të futen në xhamia për tu falur dhe ate të ulen në sajfet e para për të i larë mëkatet që i kishin bërë ndaj shqiptarëve me vite të tëra vetëm e vetëm të shpërblehen me ndonjë post. Tani më kishte filluar të përzihet leshi dhe nuk dihej kush ishte atdhetarë i vërtetë, kush ishte i burgosur politikë, kush ishin spiunët. Të gjithë u bënë bashkë. Ndodhi edhe kjo që më vonë të marrin poste spiunat, ndërsa ata veprimtarët që kishin vuajtur burgje nëpër kazamate mbeten pa punë, disa edhe sot e kësaj dite nuk morën një vend të punës për të siguruar kafshatën e bukës për vete dhe familjet e tyre.Një gjë e tillë po ndodhë edhe që nga viti 2001 pas Luftës së vitit 2001 ku u bë lufta. Shumë invalidë mbetën pa punë, shumë ushtarë pa punë e disa në disa vende të thjeshta pune ku pagat janë më të vogla. Ka edhe persona që ishin edhe ushtarë të Ushtrisë Çlirmtare Kombëtare të jenë në ndonjë vend pune që 20 vite pa vendim edhe ate të jetë ushtarë i UÇK-së që nga fillimi i ditëve të parë të kish qenë në betejat më të vështira të luftës, ndërsa partia e dalur nga UÇK-ja e quajtur BDI jo vetëm ndaj këtij ushtari që nuk u interesuar për 20 vite mos të i jap një vendim pune. Por njëherë nuk e pa të arsyeshme këtë ushtarë me plagë në trup që mori në luftë njëherë nuk e panë të rrugës ta vizitonin. Kjo ndodhi edhe me shumë ushtarë të UÇK-së dhe anëtarë të saj të ua shpërbleu sëpaku me një vend pune, por qëllimi i disa “komandanta” të podrumava bërën turr të zënë poste të larta në pushtet dhe të pasurohen për vhete dhe për familjet e tyre.Për të mos e zgjatur më tepër që nga fillimi i formimit të partisë së parë Prosperitetit demokradik pollën shumë parti. Këto parti u ndanë në shumë parti që sot janë të shumta. Një numër i bërën këto ndarje e përçarje për të marr poste të larta në pushtet dhe për të marr paga të majme, për tu korruptuar dhe në fund popullin e harruan dhe nga kjo populli shumë vonë po e kupton qëllimin e formimit të partive politike se nuk është qëllimi kombëtarë dhe çështje e mbijetesësë së popullit. Tani rrugëdalje nuk mundën të gjejnë nga premtimet dhe mashtrimeve politike zgjodhën rrugën e largimit nga atdheu duke ia mësyer shteteve të huajanëpër bbotë si kurbetqarë për të gjetur në vend të punës dhe më vonë të marrin atje edhe familjet e tyre.Tani pasqyra e premtimeve të politikanve grabitqarë shqiptarë ikën dhe po ikin nga vendbanimet e tyre dhe me vete po i marrin edhe familjet e tyre. Çfarë fituam nga premtimet e prijësve të partive politike ne si popullatë shqiptare. Shtëpitë po mbyllen me dry, shkollat po mbesin me numër shumë të vogël nxënës dhe disa shkolla edhe po mbyllen me dry.Rinia e artë e një popullit shqiptarë po e lëshon atdheun e tyre, ndërsa partitë politike shqiptare po shtohen edhe më shumë, sepse atyre që prijnë me partitë po ju shjellin përfitime e sa për popullin pos votës nuk iu intereson se nuk mund të e sigurojnë një vend pune me një pagë minimale.Arat po na mbeten pa mbjellur numri kafshve ka arritur gati në zero, pra kjo është fitorja mbi 20 vjeçare e popullit shqptarë në Maqedoninë e Veriut.Populli e sidomos rinia po na ik e
“ patriotat” që e zhvatën popullin deri në largim po mbesin këtu për ta zhvatur deri në fund me hajninë e tyre korruptuese.