Sport

Shqiptarët dhe kroatët brohoritën bashkë “vrite serbin”, Serbia kërcënon me largim nga EURO 2024

Nëse UEFA nuk dënon Shqipërinë dhe Kroacinë, Serbia do të tërhiqet nga EURO 2024!

Ndeshja mes Kroacisë dhe Shqipërisë e cila përfundoi 2-2 dhuroi emocione të shumta. Të dyja tifozeritë krijuan atmosferë miqësore, por gjatë ndeshjes nga tribuna dëgjoheshin thirrje “vrite serbin”.

Kjo gjë bëri jehonë në Serbi dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatoviç, bëri një deklaratë dramatike për RTS, ku tha se do të kërkonte një dënim të rëndë nga UEFA për Kroacinë dhe Shqipërinë dhe nëse kjo nuk do të ndodhte, Serbia do të tërhiqej nga Euro!

“Kërkojmë masat më të rrepta nga UEFA, edhe me koston e mos vazhdimit të garës. Kjo është skandaloze dhe ne nuk duam të ndodhë më. Ne duam që tifozët që bërtisnin parulla të papranueshme të ndëshkohen në mënyrë drakonike. Ne do t’i bëjmë thirrje UEFA-s për ngjarjet e sotme. Nuk ka lidhje me sportin dhe futbollin. Ne nuk duam ta politizojmë kampionatin”, tha Surbatoviç.