Shqipëri, përfundon orari zyrtar i votimit
Është mbyllur në orën 19:00 procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Procesi i votimit nisi në orën 7:00 të mëngjesit në 5199 qendra votimi në mbarë vendin. Gjatë ditës pati disa problem në lidhje me procesin zgjedhor, ku komisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi lajmëroi se është hakuar aplikacioni i KQZ-së, që shkaktoi vonesa në qendra të votimit.