Shqipëri: Janë realizuar 650 mijë vaksinime
650 mijë vaksinime janë realizuar që me nisjen e fushatës kundër koronavirusit.
Ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu shprehet se procesi do të vijojë deri në arritjen e objektivit për 1 milion vaksinime.
Ndërkohë në 24 orët e fundit në vend u raportua për një viktimë dhe 49 raste të reja.
Ndërsa 983 persona e fituan betejën me sëmundjen e rëndë.