Shprehjet e disa arsimtarëve ndaj nxënësve
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Arsimtari, arsimtarja, profesoresha dhe profesori janë edhe mësimdhënës, edukator dhe pedagogë. Shprehjet e tyre ndaj nxënësve duhen të jenë shumë të matura që mos t’i ofendojnë ose lëndojnë me shprehje vullgare nxënësit në klasë. Ka një numër i arsimtarëve që para të gjithë nxënësve shprehen me fjalë banale ndaj ndonjë nxënëseje ose nxënësi duke i thënë kafshë, gomar, kali, lopë, qurë , shtrigë etj. Me këto shprehje nuk duhet t’idrejtohemi askujt e lere më arsimtari,arsimtarja, profesoresha, profesori t’i drejtohet nxënësve të tij me këto shprehje jo njerëzore dhe ate nga një edukator, pedagog të përdoren shprehje të tilla ndaj nxënësve. Për këto shprehje duhet të hulumtojë drejtoria e shkollës dhe shërbimet tjera pedagogjike etj. dhe urgjentisht të marrin masa ndaj arsimtarëve të këtillë. Puna e drejtorisë, por mbi të gjitha e pedagogut, psikologut nuk janë që tërë ditën të rrinë në zyra , të pinë kafe dhe mos të futen në mesin e nxënësve për t’i zbuluar gjërat e këtilla që i përdorin ca arsimtarë ndaj nxënësve në korridor, në oborr të shkollës ose brenda në klasë. Si mund një arsimtar disa arsimtarë qoftë në shkollë fillore ose të mesme të përdorë shprehje ofenduese ndaj nxënësit. Arsimtarëve dhe profesorëve të tillë duhet tërhequr vërejtjen që një gjë të tillë mos t’i përsërisin asnjëherë, ndërsa nëse vazhdojnë t’i përsërisin, atëherë duhet të merren masa disciplinore ndaj tyre.