Maqedoni

Shporta sindikale minimale për prill është 60.212 denarë

Shporta sindikale minimale për prillin arrin në 60.212 denarë dhe është për 1.214 denarë më e lartë se sa në mars vitin e kaluar, kur ishte 58.998 denarë. Me një banesë të marrë me qera prej 60 metrave katrorë, megjithatë, arrin 75.587 denarë, kumtoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas llogaritjes së LSM-së, nga shporta minimale sindikale, një familje katëranëtarëshe për ushqim dhe pije i duhet të ndajë 22.200 denarë ose 36,9 për qind, për veshmbathje dhe këpucë 4.866 denarë, gjegjësisht 8,1 për qind, për qera, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.014 denarë ose 10 për qind, për higjienë personale dhe mbajtjen e higjienës së shtëpisë 1.827 denarë ose tre për qind, për shëndet 1.059 denarë ose 1,8 për qind, për transport 5.068 denarë, gjegjësisht 8,4 për qind.

Një familjeje katëranëtarëshe në prill të këtij viti i nevojiteshin 3.004 denarë për komunikime, gjegjësisht pesë për qind nga shuma e shportës minimale, për rekreacion dhe kulturë 4.378 denarë ose 7,3 për qind, për arsim 6.955 denarë ose 11,6 për qind, për restorante dhe hotele 3.890 denarë ose 6,5 për qind, kurse për mallra dhe shërbimet tjera 950 denarë, gjegjësisht 1,6 për qind.

Nëse jetojnë në banesë me qira nevojiten edhe 15.375 denarë shtesë.