Kuriozitete

Shpërthimi i madh i vdekjes së një ylli

Astronomët bëjnë me dije se kanë filmuar një shpërthim të madh me rreze gama që ndodhi rreth 1 miliard vite dritë larg Tokës. Sipas ekspertëve të Hamburgut, shpërthimi i përkiste vdekjes së një ylli dhe shndërrimit të tij në një vrimë të zezë. Ky ishte një shpërthim masiv i rrezeve gama, i realizuar nga një kombinim i ndriçimeve të rrezeve X dhe rrezeve Gama të vërejtura në qiell, të emetuara nga burime të largëta ekstra-galaktike. Ajo u zbulua nga teleskopët Fermi dhe Swift, me mbështetjen e teleskopit të Sistemit Stereoskopik të Energjisë së Lartë me bazë në Namibi.