Rajon - Botë

Shpërthimi i fabrikës së cigareve elektrike vret të riun 400 metra larg në SHBA

Një i ri ka vdekur pas shpërthimit të dyshuar nga gazi në një fabrikë cigaresh elektrike në kryeqytetin e Michigan në SHBA.

Kreu i zjarrfikësave Tim Duncan tha se 19-vjeçari që nuk është emëruar publikisht u vra nga mbetje që fluturonin në ajër në drejtime të ndryshme pas shpërthimit, dhe zjarrit masiv që pasoi.

Viktima ishte dërguar në spital por tragjikisht vdiq nga plagët pas disa oresh, teksa Duncan shtonte se një zjarrfikës u plagos kur automjeti tij u godit nga mbetjet e lëshuara prej shpërthimit.

Zyrtarët thanë se incidenti ka ndodhur prej materialeve që mbaheshin brenda fabrikës si gaze azoti dhe butan, të cilat kishin shpërthyer.

Shpërthimi ishte dëgjuar disa km larg ndërsa mbetjet ishin shpërndarë deri në 700-800 metra në të gjitha drejtimet.

Duncan shtonte se tre automjete zjarrfikëse ishin dëmtuar nga objektet e shpërthimit.

Shkaku i saktë i ngjarjes po hetohet nga zyrtarë të agjencive shtetërore per ate çfarë kishte brenda ndërtesës.

Autoritetet shtonin se fabrika kishte leje të operonte si dyqan dhe magazinë prodhimi, teksa besohet se mbante rreth 100,000 cigare elektrike, të cilat përmbajnë lëndët e djegshme si oksid azoti, gaz propan, butan e produkte të tjera, tha Duncan.