Rajon - Botë

Shpërthejnë fishekzjarrët në një karnaval në Republikën Dominikane, lëndohen 11 të rritur dhe 8 fëmijë – kostumet ua kaploi zjarri

Të paktën 19 persona, përfshirë tetë fëmijë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e djegieve të thella nga shpërthimi i fishekzjarrëve, që ua prekën kostumet derisa po merrnin pjesë në karnavalin e mbajtur në Republikën Dominikane.

Të lënduarit po qëndronin pranë skenë për fillimin e festimit në qytetit Salcedo në veri të vendit, kur fishekzjarrët krejt befasisht dhe pa i prekur askush shpërthyen.

Pamjet rrëqethëse shfaqin momentin kur viktimave që po vallëzonin në mes të rrugës, u përfshihen nga zjarri kostumet që i kishin të veshura.

Madje njëri prej tyre shihet sesi tenton t’i heq disa pjesë të rrobave, para se të përhapjes zjarri në pothuajse çdo pjesë të trupit.

Të tjerët shiheshin duke vrapuar nëpër rrugë të përfshirë nga zjarri, dhe kalimtarët e rastit që tentonin t’ua fiknin zjarrin me ujë dhe akull.

Një pjesëmarrës në karnaval shihet duke u rrokullisur nëpër trotuar, dhe bënte të pamundurën të zhvishte kostumin e përfshirë nga zjarri.