October 18, 2024
Kosovë

Shperndajeni: Kërkohet ndihmë për Leutrimin 23-vjeçar, u lëndua derisa ishte duke punuar me bager

Kërkohet ndihmë financiare për 23-vjeçarin nga Mitrovica, u lëndua derisa ishte duke punuar me bager

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Jemi duke bërë një apel për ndihmë për mikun dhe bashkëqytetarin tonë, Leutrim Mustafa, 23 vjeqar. Leutrimi ka pësuar një aksident të rëndë gjatë punimeve me bager, duke e lënë atë në një gjendje të vështirë shëndetësore dhe financiare.

Tani, ai ka nevojë për ndihmën tonë për të përballuar shpenzimet e larta mjekësore dhe për të vazhduar trajtimin e nevojshëm për shërim. Shuma e kërkuar 27 000 euro.

Ju lutemi të kontribuoni sa mundeni në ndihmë të Leutrimit, duke dërguar donacionet tuaja në llogarinë bankare të mëposhtme ose dergoni ne westerunion
Dalaman Mustafa

Nr-kontaktues 044 595 525

Çdo kontribut, sado i vogël, është i mirëpritur dhe do të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së tij. Ju falenderojmë nga zemra për mbështetjen tuaj dhe përkushtimin për të ndihmuar një bashkëqytetar në nevojë.

Me respekt dhe mirënjohje,

Familja Mustafa