Shpërndajeni: Babai i dy fëmijëve me kancer ka nevojë për ndihmë, është vetëm 40 vjeç
I diagnostikuar me kancer të veshkave në fazën 4, Alfredi ka nevojë për ndihmë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.08.2024, 11:26
I diagnostikuar me kancer të veshkave në fazën 4, Alfredi ka nevojë për ndihmë
Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Alfredi, një baba i dy fëmijëve të mitur, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi është diagnostikuar me kancer të veshkave në fazën 4.
40-vjeçari ka më shumë se një vit që kurohet, por për shkak të mjekimeve me antibiotikë nga spitali i Fierit dhe vonesës në gjetjen e diagnozës, gjendja e tij është rënduar dhe ai ka nevojë për kimioterapi.
Bashkëshortja e tij mësuese ka hequr dorë nga profesioni dhe bashkë me të është zhvendosur në Turqi për vazhdimin e kimioterapisë.
Por shpenzimet e mjekimeve janë bërë të papërballueshme për familjen e tij pasi çdo trajtim kushton rreth 1500 dollarë dhe mjekët atij i duhen dy trajtime në muaj, për të paktën një vit që të mund të kapërcejë fazën e kancerit.
Që Alfredi t’i bëjê ballë kësaj sëmundje dhe t’i kthehet jetës pranë fëmijëve, familjarët kanë hapur një llogari në GoFundMe për të mbledhur donacione.
KLIKONI KËTU PËR TË DHURUAR
Apeli:
Jam një zonjë nga Fieri Një kolegja ime ka bashkëshortin me kancer. Ka dy fëmijë të vegjël dhe ka një vit që e ndjek nëpër spitale brenda dhe jashtë vendit
Ka hapur një goufaundmi Për të mbledhur donacione
Nëse do t’a ndihmonit me shpërndarjen do të ishte një falënderim i madh për ju nga të gjithë
Si kishte dy vjet me këtë sëmundje në trup dhe këtu në spitalin e Fierit i thonin që ke gurë në veshka dhe i jepnin antibiotik. Kur shkoi në spital privat sepse gjendja po përkeqësohej i than se kishte kancer 13 cm në veshka dhe që kishte hedhur metastaza në mushkri
Në Janinë i thanë që ti ke 2 vite me këtë sëmundje dhe është faji i mjekëve që nuk e kanë kapur që të lokalizohej pa u përhapur në mushkri. Faji mbeti jetim si përfundim dhe ata po shkatërrohen si familje sepse ai është vetëm 40 vjeç
Kimiot qëni ka dhënë Turku nuk janë këtu në Shqipëri. Kështu që duhet t’i blej privatisht nga 3200 euro në muaj vetëm kimiot. Ju lutem ndihmojeni