July 3, 2024
Sport

Shpaloset lista e Francës për Lojrat Olimpike, mungon Kilian Mbape

Përzgjedhësi i Francës në Lojërat Olimpike, Tierri Anri ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar nga “gjelat” për këtë eveniment.

Në listë nuk është Kilian Mbape. Ndërkohë Tieri Anri e ka ftuar në sulm dyshen e Kristal Pallasit, Olise dhe Mateta, ndërsa aty është edhe veterani Lakazet.

Në mesin e të ftuar janë edhe dy talentët e PSZH-së, Zaire-Emeri dhe Barcola./Indeksonline/