Maqedoni

Shpallen konkurset për bursa për nxënësit dhe studentët në Maqedoni

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shpalli konkurset për ndarjen e bursave të nxënësve dhe studentëve për vitin shkollor 2021-2022 dhe bëri të ditur se sivjet janë rritur shumat dhe janë vendosur kategori të reja të bursave.

Në çdo konkurs janë theksuar kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe afatet për aplikim që të realizohet e drejta e shfrytëzimit të bursës përkatëse.

“MASH-i dhe Qeveria sivjet morën vendim që në mënyrë të konsiderueshme ta ndryshojnë politikën e bursave për nxënësit dhe studentët, me qëllim që t’u dilet në ndihmë sa më shumë të rinjve, por edhe të marrin rritje të shumave mujore me të cilat në të vërtetë do ta ndjenë mbështetjen të cilën shteti ua siguron gjatë procesit arsimor. Kështu që, për një pjesë më të madhe të kategorive të bursave për nxënës të cilat janë ndarë edhe deri tani, shumat mujore janë rritur për rreth 60 për qind, ndërsa njëherësh janë vendosur edhe kategori të reja, prej të cilave, më të rëndësishme janë ato për nxënës të cilët do të regjistrohen në paralele duale, në profesione deficitare apo, megjithatë, në arsim të mesëm profesional trevjeçar. Gjithashtu janë rritur edhe shumat mujore të një pjese të bursave të studentëve, disa prej tyre edhe për 80 për qind”, informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga ky vit, procedura për aplikim për bursë është digjitalizuar përmes portalit http://e-uslugi.mon.gov.mk,, me çfarë dukshëm e thjeshtëson mënyrën e realizimit të së drejtës. Nxënësit dhe studentët të cilat nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, duhet të plotësojnë aplikim me shkrim (listë regjistrimi) dhe ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas konkursit përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.