SHMK “Ismet Jashari” Likovë mbajti Ditë të Hapur për maturantët, nga shtatori fillon paralelja e parë e mjekësisë (Video)
Shkolla e Mesme Komunale “Ismet Jashari“ në Likovë mbajti Ditën e Hapur (Open Day). Ky organizim u bë me qëllim promovimin e drejtimeve të saj para semimaturantëve nga të gjitha shkollat fillore të Komunës së Likovës.
Shkolla e Mesme Komunale “Ismet Jashari” nga Likova është një shkollë që ofron kushte të shkëlqyeshme për zhvillimin e procesit arsimor, prandaj ia vlen ta regjistroni fëmiun tuaj aty.
Mes nxënësve dhe profesorëve ekziston një harmoni dhe bashkëpunim i shkëlqyer.
Kjo shkollë posedon hapësira të mjaftueshme, kabinete të ndryshme, sallën e sportit dhe amfiteatrin për të realizuar planprogramin dhe aktivitetet e përcaktuara.
Në kuadër të shkollës zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë shkollës. Janë organizuar gara në kuizin e diturisë, në lëndën e fizikës, në shah, në futsal, në art dhe gara në letërsi.
Shkolla ofron cilësinë më të lartë të arsimit për nxënësit.
Drejtori i shkollës falenderoi të gjithë pjesëmarrësit që ishin prezent në aktivitetin e “Open Day” për tu informuar për së afërmi me drejtimet që i ofron kjo shkollë.
Nxënësit e shkollës prezentuan para te pranishmëve drejtimet që ka shkolla.
Vlen të thkesohet se nga muaji shtator i këtij viti fillon edhe regjistrimi i nxënësve edhe në drejtimin më të ri të shkollës- paralelja e mjekësisë me drejtimin- motër medicinale.
Kjo tregon se bëhet fjalë për një shkollë ku kushtet vazhdimisht avancohen dhe shtohen drejtime të rej që i kërkon koha.
Ky aktivitet shënon risi në aspektin e socializimit dhe informimit në edukim. Përmes bisedave të drejtpërdrejta dhe vizitës nëpër hapësirat e shkollës, nxënësit e ndjejnë më afër dhe i kuptojnë më mirë atë se çka ofron insitucioni potencialisht pjesë e së cilit mund të bëhen në të ardhmen. Duke qenë të informuar, nxënësit mund të marrin më lehtë vendimin për vazhdimin e shkollimit.