Maqedoni

Shlyerja e interesit të borxheve të qytetarëve ndaj Ndërmarrjeve Publike mbetet në harresë

Qytetarët katër muaj presin që qeveria të përgatisë ligjin, që parashikon fshirjen e kamatës së borxheve ndaj Ndërmarrjeve Publike. Ky premtim ishte pjesë e grupit të pestë të masave ekonomike të paraqitura, nga Qeveria në shkurt të këtij viti. Nga Ministria e Drejtësisë sqarojnë se vonesa e këtij ligji është për shkak të numrit të madh të institucioneve, që duhet të koordinohen se si do të funksionojë propozim ligji. Nuk morëm një përgjigje specifike se kur do të hartohet ligji dhe çfarë do të përmbajë ai.

Kjo zgjidhje duhet të jetë rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë të disa ministrive, institucioneve dhe organeve. Ministria e Drejtësisë filloi procesin e koordinimit dhe takimeve të punës me palët e përfshira, me qëllim që të përkufizohet masa. Mund të pritet e njëjta së shpejti të procedohet në propozim- ligj që të hyjë në procedurë qeveritare – njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Me zgjidhjen e paralajmëruar ligjore, sipas paralajmërimeve duhej të kishte shlyerje të kamatave të borxheve të qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike siç janë “Ujësjellësi”, komunat, faturat për shërbime komunale, e kështu me radhë. Nga shoqata “Njeriu mbi fitimin”, shprehen se ligji do t’u ndihmë qytetarëve pjesërisht, por problemet sistemore edhe më te do të ngelin.

Vlerësoj se ky ligj do të miratohet deri në shtator, por përsëri zgjidhjet sistematike nuk janë marrë, Ligji i Marrëdhënieve të Obligacionit, kufiri i interesit dhe mbi të gjitha vjetërsimi. Ky ligj do të lehtësojë pjesërisht po ja për shembull ndërmarrjet private paguajnë kamata të mëdha, ajo nuk mund të zgjidhet ndërsa bordet drejtuese të disa njerëzve falin kamata, atë duhet ta vendosë shteti – deklaroi Ana Gligorova – Shoqata “Njeriu mbi fitimin”.

Kjo masë nuk përfshin kompanitë private, përkatësisht nuk do të vlejë për faturat e energjisë elektrike, telefonit, ngrohjes, etj. Sipas masës së paralajmëruar, normat e interesit për borxhet e qytetarëve të bëra deri në nëntor 2020 do të shlyheshin, me detyrim për të paguar borxhin për maksimum me 12 këste mujore./Alsat