Shkupjani ndërroi jetë në oborrin e shtëpisë në Bit Pazar
Më datë 25.05.2024 në ora 20:45 në SPB Shkup është raportuar se në oborrin e shtëpisë familjare në zonën e Bit Pazarit, V.P (66) nga Shkupi deri sa ka qenë duke kositur bar me makinë të improvizuar pësoi goditje elektrike dhe vdiq. Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik është kryer autopsi e cila e ka vërtetuar shkakun e vdekjes, ndërsa hetimin e ka kryer ekipi inspektues nga SPB Shkup./Lideri