Maqedoni

Shkupjani ka blerë veturë me para të falsifikuara

SPB Veles ka paraqitur kallëzim penal kundër R.I.(30) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “falsifikim i parave”.

Më datë 01.04.2024, transmeton lideri.mk, gjatë blerjes dhe shitjes së një automjeti në Kavadar, i akuzuari ka lëshuar në qarkullim tre kartëmonedha të falsifikuara në prerje prej 100 euro./Lideri