September 16, 2024
Maqedoni

Shkupjani humbi jetën në një aksident të rëndë

Foto Arkiv

Më datë 20.07.2024, në ora 13:40, në SVR Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “518”, “516” dhe bulevardit “Goce Dellçev” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti “Kia” i drejtuar nga shtetasi B.S. (43) nga Holanda dhe një motoçiklete drejtuar nga T.S. (50) nga Shkupi. Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku më pas ka ndërruar jetë, transmeton Lideri.mk.

Një mjek ka konstatuar vdekjen, ndërsa prokurori publik dhe ekipi inspektues nga SVR Shkup kanë kryer kontroll në vendin e aksidentit. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion./Lideri