Shkupjani e godet me veturë ish partneren
Dhuna për shkak të raporteve të prishura të dashurisë, po bëhet dukuri gjithnjë e më e shpeshtë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Shkup, transmeton Lideri.mk.
Sipas policisë, më datë 01.11.2024 në ora 11.50 në policinë e Shkupit një 27 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 06.50 në zonën e Gjorçe Petrovit është goditur nga një veturë e cila drejtohej nga ish-partneri i saj jashtëmartesor me inciale V.K (22) nga Shkupi.
“Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë./Lideri