June 26, 2024
Maqedoni

Shkupjani 38 vjeçar sulmoi një polic në objektin e RTVM-së

Policët e Stacionit Policor Qendër dje kanë arrestuar personin Z.K.(38) nga Shkupi.

Ai ka sulmuar fizikisht një polic i cili ishte duke kryer detyra zyrtare në Shërbimet Administrative në objektin e RTVM-së.

Siç njoftoi MPB-ja, pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.