July 1, 2024
Maqedoni

Shkup: Taksisti ndërron jetë nga sulmi në zemër duke vozitur një udhëtar

Më datë 31.05.2024 në ora 17:50 në SPB Shkup është raportuar se në Bulevardin “Slovenia” në Shkup, K.V. (62) deri sa ka qenë duke transportuar një pasagjer, i është përkeqësuar gjendja dhe vetura ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, transmeton lideri.mk, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij si pasojë e një ataku kardiak. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup./Lideri