Maqedoni

Shkup, shefi rrah të punësuarën, pastaj han edhe vetë dajak

M.I. 42 vjeçare, e punësuar në një restorant në rrugën “Aminta Tre” në qendër të Shkupit, ka njoftuar policin se është sulmuar fizikisht nga pronari i lokalit me iniciale S.T. (52).
Sulmi ka ndodhur të hënën (06.02.2023) rreth orës 19 e 25 në vendin e punës.

Më pas edhe pronari i restorantit ka denoncuar në polici se të njëjtën ditë në ora 19 e 55 mijuta është sulmuar nga një person me mjet të fortë. Ai nuk ka treguar identitetin e personi që e ka sulmuar.

Policia po mer masa për ndriçimin e rastit. /Lideri.mk