Shkup, një nënë e la foshnjën të vetme në karrocë, kalimtarët njoftuan Policinë
Policia në Shkup ka pasur një ndërhyrje të pazakontë dje, pasi kalimtarët kanë raportuar se është zbuluar një karrocë me një foshnjë në të, ku nuk ka njeri përreth, transmeton Portalb.mk.
Siç njofton MPB-ja, në orën 14:40 është marrë njoftim se në zonën e Karposhit është gjetur një karrocë në të cilën ndodhej një foshnjë, në të cilën kishte kontaktin telefonik të nënës dhe raportet mjekësore.
Së shpejti, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë gjetur nënën M.S (19) nga Shkupi dhe e kanë privuar nga liria.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet padi përkatëse, njoftoi MPB.