BallinaMaqedoni

Shkup, ndërron jetë një foshnje tre muajëshe në shtëpinë familjare

Një foshnjë 3 muajshe ka ndërruar jetë në shtëpinë familjare në lagjen Shuto Orizare.

“Më datë 22.01.2025 në ora 09:10 në SPB Shkup, nga ana e Emergjencës Mjekësore të Shkupit është raportuar se në një shtëpi familjare në zonën e Shuto Orizarit mjeku ka konstatuar vdekjen e një foshnje mashkull tre muajsh”, njoftoi MPB, shkruan lideri.mk.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i foshnjës është dorëzuar për obduksion.

Kontroll është kryer nga prokurori publik dhe një grup hetimor nga Policia e Shkupit./Lideri