Maqedoni

Shkup, i moshuari dhunoi një grua 30 vjeçare

Prokuroria kërkon paraburgim për një 60-vjeçar nga Shkupi i cili dyshohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda në trup një gruaje. Nga Prokuroria thonë se ngjarja ka ndodhur me 23 janar.

“Në shtëpinë e tij, i dyshuari ka ftuar një grua për kafe dhe ka filluar ta prekë. Kur viktima e ka refuzuar dhe i ka thënë që t’i heqë duart nga ajo, i dyshuari ka filluar ta sulmojë fizikisht dhe ta godasë me grushte dhe shqelma në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike – fraktura në hundë, mavijosje dhe hematoma. Më pas e ka mbyllur në shtëpinë e tij që të mos dilte dhe e mbajti aty deri të nesërmen”, thonë nga Prokuroria.
Sipas disa mediave, gruaja e dhunuar është 30 vjeçare nga Strumica.