BallinaMaqedoni

Shkup, i digjet vetura 33 vjeçarit disa orë pasi iu kërkuan 80 mijë euro

Një tridhjetë e tre vjeçar ka raportuar mbrëmë në polici se një ditë më parë i janë dërguar mesazhe kërcënuese nga numri i telefonit të një personi që e ka njohur dhe i ka kërkuar 80.000 euro, njofton MPB.

“Më vonë në ora 00:40 të datës 21.06.2024, fqinji i tij e ka njoftuar se i është djegur vetura “Ford Fiesta” me targa të Shkupit, e cila ishte e parkuar para shtëpisë së tij”, thonë nga MPB, transmeton Lideri.mk.

Zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit./Lideri