September 28, 2024
Maqedoni

Shkup, dy persona e rrahin postierin pasi ua solli një pako

Më datë 20.03.2024 në ora 15:30 në SPB Shkup, N.J.(46) nga fshati Nikishtan, Shkup, ka raportuar se rreth orës 11:00 në fshatin Vizbeg, Shkup, gjatë kryerjes së detyrave të punës si postier, është sulmuar fizikisht nga N.Z.(41) dhe J.Z.(30), të dy nga Shkupi, të cilëve u ka dorëzuar një pako të arritur me postë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës.