Shkup, drejtoresha maqedonase nuk ndalet, përjashton 25 shqiptarë nga puna
Drejtoresha e ndërmarrjes Higjiena Komunale, Kosana Nikoliq Mazneva nuk e ka ndërmend të ndalet. Pas largimit të rreth 200 punonjësve (100 para tre muajve dhe të premten 100 të tjerë – shumica shqiptarë) me kontrata në vepër, si dhe dhjetëra tjerë madje me vendime pune, sonte e ka dorëzuar listën me 27 punëtorë të ri që largohen nga puna, ndërsa 25 janë shqiptarë dhe vetëm dy maqedonas.
Punëtorë të shqetësuar të kësaj ndërmarrje kanë alarmuar për gazetën KOHA së sonte, kur kanë shkuar në punë në ndërrimin e natës, e kanë parë listën me emra punonjësish që veçmë janë larguar nga puna.
Ndërkohë, po kalon dita e tretë që kur drejtoresha Mazneva largoi nga puna rreth 100 punononjës me kontrata në vepër dhe katër këshilltarët e BDI-së në Qytetin e Shkupit akoma nuk janë bërë të gjallë. Kujtojmë që këshilltarët e BDI-së kohë më parë, edhe pse si parti ishin në opozitë në Qytetin e Shkupit, ata iu bashkuan Grupit të Zjarrit dhe, pas marrëveshjes së Izet Mexhitit dhe Blerim Bexhetit me Danella Arsovskën, iu mbështeten qeverisjes së Arsovkës.